Dikush në ShBA e ka fituar “jackpot”-in prej 1 miliard e 580 milionë dollarësh në “Mega Millions” - NACIONALE

Dikush në ShBA e ka fituar “jackpot”-in prej 1 miliard e 580 milionë dollarësh në “Mega Millions”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person në Florida të Shteteve të Bashkuara të martën e fitoi jackpot-in e lotarisë “Mega Millions” me vlerë të 1 miliard e 580 milionë dollarëve, sipas njoftimit të publikuar në uebfaqen e lotarisë së njohur.

Në uebfaqe thuhet se numrat e biletës fituese ishin 13, 19, 20, 32, 33 dhe numri i posaçëm 14, raporton agjencia“Reuters”.

Fituesi ka dy mundësi: që ta marrë tërë shumën marramendëse përmes pagesave vjetore pjesë-pjesë ose të tërheqë menjëherë 783,3 milionë dollarë.

Jackpot-i i kaluar i lotarisë “Mega Millions” u fitua nga një lojtar në Nju Jork në prill – 20 milionë dollarë.

Sipas raportimeve të mediave, jackpot-i i lotarisë “Powerball” në nëntorin e vitit të kaluar – 2 miliardë e 40 milionë dollarë – është shuma më e madhe që është fituar ndonjëherë në lotari.

Lajme të ngjashme