Diktatori i pamëshirshëm iranian vritet në moshën 86 vjeçare - NACIONALE

Diktatori i pamëshirshëm iranian vritet në moshën 86 vjeçare

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, u vra më 28 shkurt në sulme ajrore amerikane dhe izraelite. Ai ishte 86 vjeç.

Për gati katër dekada, diktatori i pamëshirshëm ishte autoriteti më i lartë politik dhe shpirtëror i Republikës Islamike.

Figura e tij do të mbetet e lidhur pazgjidhshmërisht me Revolucionin Islamik dhe konsolidimin e pushtetit teokratik në Teheran.

Khamenei ndërtoi imazhin mbi devotshmëri fetare dhe përkushtim ndaj revolucionit, duke u ngjitur gradualisht në majën e hierarkisë shtetërore, raportoi Radio Free Europe.

Përdorimi i forcës kundër protestuesve, burgosja e rivalëve brenda vetë establishmentit dhe kundërshtimi i ashpër ndaj SHBA-së dhe Izraelit formësuan trashëgiminë e tij.

Ai e drejtoi Iranin drejt izolimit ndërkombëtar, ndërsa brenda vendit shtypte çdo shenjë mosbindjeje.

“Historia do të tregojë se sundimi i Khameneit ishte thellësisht traumatik për popullin iranian,” tha Alex Vatanka.

“Qytetarët panë vendin e tyre të izoluar dhe të dobësuar, deri në pikën kur shumica e shihte emigrimin si shpresën e vetme,” shtoi ai.

Vitet e fundit të sundimit u shënuan nga protesta të shpeshta mbarëkombëtare dhe shtypje të përgjakshme.

Demonstratat për koston e lartë të jetesës në 2017, rritjen e çmimeve të karburantit në 2019 dhe mungesën e ujit në 2021 sinjalizuan pakënaqësi në rritje.

Në vitin 2022, vdekja në paraburgim e Mahsa Amini, e akuzuar për shkelje të ligjit të hixhabit, ndezi protesta masive.

Më vdekjeprurëset shpërthyen në fund të dhjetorit 2025 dhe vazhduan në janar 2026.

Grupet e të drejtave të njeriut konfirmuan mbi 7,000 të vrarë, duke paralajmëruar se shifra reale mund të ishte disa herë më e lartë.

Khamenei nuk mori kurrë përgjegjësi për pakënaqësinë në rritje.

Ai fajësonte “aktorë të huaj” që, sipas tij, synonin dobësimin e Republikës Islamike.

Gjatë jetës, ai tregoi aftësi për të luajtur me dy fytyra.

Në rini përshkruhej si klerik i gjatë, i hollë, adhurues i poezisë dhe letërsisë, që pëlqente bisedat me të rinjtë.

Më vonë u shndërrua në figurë të zjarrtë, me retorikë të ashpër antiamerikane.

Nën mbikëqyrjen e tij, rrethi i brendshëm u ngushtua dhe represioni u thellua.

Ai kishte fjalën e fundit për pothuajse çdo çështje, nga politika e jashtme te rregullat shoqërore.

Shtetet e Bashkuara i quante “Djalli i Madh”.

Ai ushtroi kontroll mbi gjyqësorin, median shtetërore dhe ushtrinë, duke u mbështetur fuqishëm te Gardën Revolucionare Islamiuke.

“Duke fuqizuar Gardën Revolucionare, ai militarizoi politikën,” tha Ali Vaez.

“Dhe duke bashkëpunuar me establishmentin klerikal, e delegjitimoi atë,” shtoi Vaez.

I lindur në Mashhad më 1939, ai studioi në Qom nën drejtimin e Ruhollah Khomeini.

Në vitin 1962 iu bashkua lëvizjes revolucionare kundër shahut dhe politikave proamerikane.

Ai u arrestua disa herë dhe kaloi periudha burgu e internimi.

Pas revolucionit të vitit 1979, u emërua në Këshillin Revolucionar.

Më 1989, pas vdekjes së Khomeinit, u zgjodh udhëheqësi i dytë suprem nga Asambleja e Ekspertëve.

“Duhet të derdhim lot gjaku për shoqërinë islame që detyrohet të më propozojë mua,” kishte deklaruar ai para emërimit.

Gjatë sundimit, përplaset me disa presidentë, me përjashtim të Ebrahim Raisi, i cili vdiq në një aksident ajror në 2024.

Ndikimi rajonal i Iranit u zgjerua përmes “boshtit të rezistencës”, por u godit pas rënies së Bashar al-Assad në 2024.

Khamenei la pas katër djem, një vajzë dhe bashkëshorten.

Sipas raportimeve, një vajzë tjetër humbi jetën në të njëjtat sulme që i morën jetën atij.

Lajme të ngjashme