Digjet një barkë në Itali, vdes një pushuese
Një pushuese ka vdekur nga zjarri që shpërtheu në një barkë në Itali. Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, besohet se viktima është nga Gjermania.
Aksidenti ndodhi natën e së mërkurës, rreth mesnatës, në Lumin Stella, në komunën Palazzolo, në jug të qytetit Udine, raporton gazeta “Bild”.
Një pushues tjetër, që besohet se është bashkëshorti i viktimës, u desh të dërgohej në spital me një helikopter shpëtimi për shkak të djegieve që ia kanë vënë jetën në rrezik.
Sipas një mediumi tjetër italia, gjendja e të lënduarit është kritike. Mësa duket, ai kishte arritur të kërcente nga barka në ujë. Raportohet se çifti ishte duke fjetur nën kuvertën e bakës, kur shpërtheu zjarri.
Siç raportuan disa media italiane të mërkurën në mëngjes, operacioni i zjarrfikësve në komunitetin me tre mijë banorë ishte dramatik.
Barka, e cila ishte dëmtuar rëndë nga flakët, papritmas filloi të fundosej gjatë operacionit të zjarrfikësve. Pushuesja thuhet se ndodhej ende në barkë në atë kohë. U angazhuan edhe zhytës për ta kërkuar trupin.
Përpjekjet e shpejta dhe intensive të zjarrfikësve e parandaluan përhapjen e zjarrit te barkat e tjera në afërsi të vendit të ngjarjes./Nacionale