Digjet gjatë natës Kuvendi i Ishujve Marshall - NACIONALE

Digjet gjatë natës Kuvendi i Ishujve Marshall

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një zjarr e ka shkatërruar ndërtesën e Kuvendit të Ishujve Marshall, sipas zyrtarëve të vendit të vogël ishullor në Oqeanin Paqësor.

Zjarrfikësit u thirrën për të shkuar në vendin e ngjarjes në orët e hershme të mëngjesit të së martës, kur ndërtesa tashmë ishte kapluar nga flaka. Ata e ndalën zjarrin me sukses, por zyrtarët policorë i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se struktura e mbetur nuk mund të përdoret.

Mediumi RNZ raportoi se salla e Kuvendit, zyrat, biblioteka dhe arkivi janë shkatërruar, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Ndërtesa nuk është më e përdorshme dhe tashmë po flitet për plane alternative, për atë se ku do t’i mbajnë seancat, sepse Kuvendi tani për tani është në sesion punues” – tha korrespondenti i RNZ-së për Ishujt Marllash, Giff Johnson.

Shteti që ndodhet mes Hawait dhe Australisë ka rreth 42 mijë banorë. Gjysma e tyre jetojnë në kryeqytetin Majuro.

Marrëdhëniet diplomatike të këtij vendi mbështeten te lidhja me Shtetet e Bashkuara, të cilat i ofrojnë asistencë në këmbim të qasjes ushtarake dhe njohjes diplomatike të Tajvanit.

Kuvendi i Ishujve Marshall dhe zëdhënësi i presidentes Hilda Heine nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së gazetës “The Guardian” për koment.

Ministria e Jashtme e Tajvanit tha se do të “ofrojë asistencë të nevojshme në kohën e duhur” për Ishujt Marshall dhe do të qëndrojnë në komunikim me Qeverinë e tyre.

Lajme të ngjashme