Dhuna e karteleve në Meksikë lë 20 të vdekur - katër trupa pa koka të varur për ure - NACIONALE

Dhuna e karteleve në Meksikë lë 20 të vdekur - katër trupa pa koka të varur për ure

1 vit më parë

nga NACIONALE

Katër trupa me koka të prera ishin varur për një ure të hënën në kryeqytetin e shtetit perëndimor meksikan, Sinaloa, pjesë e shtimit të dhunës nga kartelet që la 20 të vrarë brenda më pak se një dite, thanë autoritetet.

Një luftë e përgjakshme mes dy fraksioneve të kartelit të fuqishëm Sinaloa e ka shndërruar qytetin Culiacan në epiqendër të dhunës nga kartelet që nga shpërthim i konfliktit vitin e kaluar mes dy grupeve: Los Chapitos dhe La Mayiza, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Trupa të pajetë shfaqen të shpërndarë në Culiacan përditë, shtëpitë janë me shenja të plumbave, bizneset të mbyllura e shkollat mbyllen rregullisht gjatë valëve të dhunës. Burra të rinj të maskuar, hipur në motoçikleta, vëzhgojnë në rrugët kryesore të qytetit.

Të hënën, prokurorët shtetërorë në Sinaloa thanë se katër trupa u gjetën të varur në një urë që të nxjerr nga qyteti, ndërsa kokat e tyre në një qese plastike aty afër.

Në të njëjtën rrugë të hënën, zyrtarët thanë se gjetën 16 trupa të tjerë të meshkujve me plagë të armëve të zjarrit, të futur në një minibus të bardhë. Njërit prej tyre i ishte prerë koka.

Autoritetet thanë se te trupat ishte lënë edhe një shënim, mësa duket nga fraksionet e kartelit, edhe pse përmbajtja e shkrimit nuk u zbulua menjëherë.

Lajme të ngjashme