Dhjetëra të lënduar nga shpërthimi në një fabrikë ruse që thuhej se do ta furnizonte ushtrinë
Të paktën 45 persona raportohet të jenë lënduar nga një shpërthim afër Moskës së Rusisë.
Shpërthimi ndodhi në fabrikën optike-mekanike “Zagorsk” në Sergiyev Posad, afër Moskës, përcjell gazeta “The Guardian”.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, Tass, pretendon se sipas shërbimeve emergjente, shpërthimi ndodhi në zonën e dhomës së vlimit.
A huge explosion was reported in Zagorskiy Optical and Mechanical plant near Moscow
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) August 9, 2023
The factory had contracts with the Russian Ministry of Defense. It is part of Shvabe Holding, which is producing sights, thermal imagers, laser rangefinders, and other similar products.… pic.twitter.com/BTPMd8cxvy
Megjithatë, ka spekulime të konsiderueshme, përfshirë ato nga këshilltari politik ukrainas, Anton Gerashchenko, se fotografitë dhe videot ku shihet shpërthimi nuk përkojnë me shpjegimin zyrtar se mjetet piroteknike janë kapluar nga zjarri.
Regarding the explosion at a factory near Moscow.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) August 9, 2023
Russian media rushed to say that it was pyrotechnics that exploded. But if we look at videos of pyrotechnics exploding, we'll see that the explosion on the plant doesn't look like pyrotechnics.
The factory was used to… pic.twitter.com/aFzgbs0AmV
Shërbimi shtetëror rus i lajmeve, RIA, e ka cituar guvernatorin e rajonit të Moskës, Andrey Vorobyov, të ketë thënë se 19 persona janë dërguar në spital.