Detaje të reja nga origjina e Covid, zbulohet lidhja me qentë rakun - NACIONALE

Detaje të reja nga origjina e Covid, zbulohet lidhja me qentë rakun

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë treguar prova të reja në lidhje me origjinën e koronavirusit.

Sipas tyre një analizë e re e materialit gjenetik e mbledhur nga janari deri në mars 2020 në tregun e ushqimeve të detit Huanan në Wuhan, Kinë, ka zbuluar ADN-në e kafshëve në mostrat e njohura tashmë si pozitive për SARS-CoV-2, koronavirusi që shkakton Covid-19.

Ata kanë thënë që duket se një sasi e konsiderueshme e asaj ADN-je u përket kafshëve të njohura si qen rakun, të cilët dihet se tregtoheshin në tregun e Wuhan.

Bëhet e ditur se lidhja e virusit me qentë rakun ka dalë papritur në dritë, pasi studiuesit kinezë kishin ndarë sekuenca gjenetike të papërpunuara të marra nga ekzemplarët e mbledhur në treg në fillim të pandemisë. Më pas ato ishin ngarkuar në sajtin e shkëmbimit të të dhënave GISAID, ku një ekip ndërkombëtar studiuesish i ka vënë re dhe i ka shkarkuar për studime të mëtejshme.

Sipas CNN, nga OKB është thënë se gjetjet e reja – të cilat ende nuk janë postuar publikisht – nuk e zgjidhin çështjen se si ka filluar pandemia dhe nuk vërtetojnë se qenë rakun janë kafshët që kanë infektuar njerëzit e parë.

Lajme të ngjashme