Dështon disa minuta pas nisjes testimi i raketës “Starship” të kompanisë “SpaceX” - NACIONALE

Dështon disa minuta pas nisjes testimi i raketës “Starship” të kompanisë “SpaceX”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Testimi më i ri i raketës gjigante “Starshpi” të kompanisë së miliarderit Elon Musk, “SpaceX”, ka dështuar disa minuta pas nisjes drejt qiellit.

Zyrtarët e kompanisë së personit më të pasur në botë thanë se pjesa e sipërme e raketës u humb pas problemeve që u zhvilluan pas nisjes së fluturimit nga Teksasi të enjten, raporton televizioni BBC.

Sidoqoftë, pjesa shtytëse e raketës arriti që të kthehej në bazën e vet siç ishte planifikuar, duke nxitur duartrokitje tek ekipet kontrolluese.

Ky mision nisi disa orë pas fluturimit të parë të raketës “New Glenn” të kompanisë “Blue Origin” të mbështetur nga miliarderi Jeff Bezos.

Në pamje të pavërtetuara në rrjete sociale shfaqet raketa që duket se shkërmoqet në flakë.

“Suksesi është i pasigurt, por zbavitja është e garantuar” – shkroi Musku në rrjetin X. Ai gjithashtu tha se “versione të improvizuara” të raketës dhe shtytësit ishin “tashmë duke pritur për t’u hedhur”.

Sipas transmetimit të drejtpërdrejtë të kompanisë “SpaceX”, pamjet e nisjes së raketës morën 7,2 milionë shikime.

Lajme të ngjashme