Qeveria sllovake: Fico në rrezik për jetën, orët e ardhshme janë vendimtare - NACIONALE

Qeveria sllovake: Fico në rrezik për jetën, orët e ardhshme janë vendimtare

11 muaj më parë

nga NACIONALE

E PËRDITËSUAR 18:00 - Presidentja në largim i Sllovakisë, ka konfirmuar se policia ka ndaluar sulmuesin dhe se zyrtarët do të japin më shumë informacion "sa më shpejt të jetë e mundur".

Zuzana Caputova shtoi se të shtënat ndaj kryeministrit slloven janë “sulm ndaj demokracisë”.

E PËRDITËSUAR 16:23 - Robert Fico, kryeministri i Sllovakisë ndodhet në rrezik për jetën, pasi u qëllua me armë zjarri gjatë një paraqitje publike të mërkurën.

“The Telegraph” raporton se kjo është konfirmuar nga qeveria sllovake.

“R. Fico i është bërë atentat sot. Ai u qëllua disa herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën. Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banská Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të nevojës së një ndërhyrje akute. Orët e ardhshme janë vendimtare.” – thuhet në një postim të publikuar në llogarinë zyrtare të Fico.

E PËRDITËSUAR 16:10 -“The Telegraph” raporton se sulmuesi ka bërtitur “Robo eja këtu” para se të niste gjuajtjen me armë.

Një burim po ashtu i tha mediumit që gjendja shëndetësore e Fico është serioze, megjithatë, aktualisht ai është jashtë rrezikut.

“Ka një plagë plumbi në bark dhe në dorë. Ai aktualisht është jashtë rrezikut. Do ta operojnë."– ka thënë ky burim.

Një dëshmitare e plagosjes së kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se ajo dëgjoi tri-katër krisma dhe se e pa Ficon duke u rrëzuar në tokë. Dëshmitarja tha se pa plagë në kokën dhe gjoksin e kryeministrit.

Pasi u fut në veturën zyrtare me shpejtësi, raportohet se Fico u dërgua me helikopter në një spital lokal, raporton televizioni BBC.

Në pamje shihen disa pjesëtarë të forcave të sigurisë duke kapur një të dyshuar pranë qendrës kulturore në qytezën Handlova.

Presidentja në largim e Sllovakisë, Zuzana Caputova, tha se ajo është e shokuar nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij fuqi për t’u shëruar.

Fico u rikthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit vitin e kaluar si udhëheqës i një koalicioni populist e nacionaist.

Në janar, ai i ndërpreu ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Lajme të ngjashme