Del fotoja e trotinetit elektrik që thuhet se u përdor në vrasjen e Kirillovit nga Ukraina - NACIONALE

Del fotoja e trotinetit elektrik që thuhet se u përdor në vrasjen e Kirillovit nga Ukraina

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjenerali rus, Igor Kirillov, u vra nga një shpërthim në Moskë. Raportohet se prapa shpërthimit qëndron Ukraina, e cila vrasjen e oficerit të lartë rus e realizoi përmes një operacioni special.

Në raportimet e mëhershme u tha se një pajisje shpërthyese ishte fshehur brenda një skuteri elektrik dhe se i vdekur ka mbetur edhe autori.

Në një fotografi të publikuar nga televizioni BBC, i cili e citoi rrjetin “Telegram”, një trotinet elektrik shihet i djegur në vendin e ngjarjes. Atij i mungon pjesa e timonit.

Si udhëheqës i trupave për Mbrojtje Radioaktive, Kimike dhe Biologjike, Kirillovi akuzohej nga Perëndimi për mbikëqyrje të përdorimit të armëve kimike në fushën e betejës në Ukrainë.

Kirillovi është oficeri më i lartë ushtarak rus që vritet nga Ukraina brenda Rusisë, sipas agjencisë së lajmeve "Reuters".

Lajme të ngjashme