Deklarohet ushtria izraelite për sulmin e Iranit: Jemi në gatishmëri të lartë - NACIONALE

Deklarohet ushtria izraelite për sulmin e Iranit: Jemi në gatishmëri të lartë

1 javë më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) konfirmuar edhe në llogarinë në Twitte se Irani veçse ka nisur dhjetëra dronë sulmues nga territori i tyre në drejtim të Izrealit.

IDF njoftoi se janë duke i përcjellur në mënyrë të vazhdueshme trajektohet e tyre dhe situatën operacionale.

“Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite. IDF po monitoron të gjitha objektivat”, u tha në komunikatën e tyre të shkruar në “X”.

IDF tha se dronët mund të marrain orë të tëra për të arritur në Izrael, një distancë prej 1,100 milje (1,800 km).

Lajme të ngjashme