Deklarohet ndihmësi i Zelensky për sulmin në Rusi: S’kemi të bëjmë asgjë me këto ngjarje - NACIONALE

Deklarohet ndihmësi i Zelensky për sulmin në Rusi: S’kemi të bëjmë asgjë me këto ngjarje

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ukraina ka bërë me dije se nuk ka të bëjë asgjë me sulmin e mbrëmjes të së premtes në Rusi, i cili la të vdekur të paktën 40 persona.

Një ndihmës i presidentit Volodymyr Zelensky, e ka distancuar Ukrainën nga ky sulm.

“Le të jemi të qartë, Ukraina nuk ka të bëjë asgjë me këto ngjarje.” – ka thënë ai, sipas "BBC".

Ndërkohë, deri më tani, është konfirmuar se 40 persona kanë vdekur në sulmin e së premtes në Rusi, derisa raportohet për rreth 100 të plagosur.

Sipas “BBC”, kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) përmes një komunikate.

“Sipas informacioneve preliminare: 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur.” – thuhet në këtë njoftim.

Sipas pamjeve, duket se salla e muzikes Crocus City është përfshirë nga flakët, derisa ka video edhe nga sulmi në sallën e koncerteve. Sipas këtyre pamjeve, shihen të paktën katër persona të armatosur duke hapur zjarr me armë automatike, derisa qytetarët kanë ikur në panik për të shpëtuar jetën.

Lajme të ngjashme