Dëgjohen shpërthimet të reja në Belgorod të Rusisë e në Krime - NACIONALE

Dëgjohen shpërthimet të reja në Belgorod të Rusisë e në Krime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shpërthime të forta janë dëgjuar në disa pjesë të Rusisë jugperëndimore e në Krimenë e pushtuar gjatë natës së kaluar.

Zyrtarët rusë thonë se qyteti kufitar, Belgorod, ku të shtunën u vranë 25 persona, u sulmua përsëri. Në shënjestër ishte edhe Sevastopoli i Krimesë, ku u rrëzua një raketë ukrainase, raporton televizioni BBC.

Ditëve të fundit është ashpërsuar lufta ajrore mes forcave ukrainase e ruse. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka përdorur rreth 300 raketa e 200 dronë për pesë ditë për ta sulmuar vendin e tij.

Për shpërthime të reja u raportua në Belgorod në natën mes së martës e të mërkurës. Guvernatori rajonal tha se disa dronë ishin shkatërruar.

Sevastopol – qyteti më i madh në Krimenë e pushtuar nga rusët – një raketë u rrëzua në hapësirën ajrore mbi port, tha guvernatori i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev. Nuk u raportua për pasoja në njerëz apo për dëme materiale.

Të martën, raketat ruse goditën qytete të mëdha në Ukrainë, përfshirë Kievin e Kharkivin, duke lënë të vrarë të paktën pesë persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë. Për një person të vrarë u raportua edhe në Belgorod të Rusisë nga një sulm ukrainas.

Këto sulme erdhën pas zotimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për shtimin e sulmeve si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të reja nga Ukraina.

Në adresimin e mbrëmjes të martën, Zelensky tha se Rusia kishte hedhur “gati 100 raketa të llojeve të ndryshme” në atë ditë. Sipas tij, këto raketa “ishin përllogaritur në mënyrë specifike nga armiku për të shkaktuar sa më shumë dëm që është e mundshme”.

Lajme të ngjashme