Dalin pamjet kur sulmuesi terrorist në Ankara shpërthen bombën
Ankaraja ishte cak i një sulmi terrorist mëngjesin e të dieles kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu veten para Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, raportuan mediat turke.
“Lajmi i fundit: Mësohet se terroristët që sulmuan Drejtorinë e Përgjithshme të Sigurisë vodhën një automjet komercial që përdorën në sulmin në Kajseri. Është konstatuar se terroristët që qëlluan në kokë Mikail Bozlogan, veteriner në Distriktin Develi dhe e vranë, vodhën automjetin, shkuan në Ankara dhe kryen sulmin. Trupi i veterinerit Mikail Bozlogan u gjet i qëlluar me plumb në kokë në një tokë të zbrazët pranë fshati”, raportuan mediat turke.