Dalin pamje të civilëve të ngujuar në bodrumin e fabrikës së Mariupolit - NACIONALE

Dalin pamje të civilëve të ngujuar në bodrumin e fabrikës së Mariupolit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një video e publikuar nga Regjimenti i Azov-it, pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, thuhet se shfaq civilë dhe ushtarë brenda fabrikës “Azovstal” në Mariupol, e cila është rrethuar nga forcat ruse.

Një vajzë e re, që u shfaq në video, tha se u largua nga shtëpia me familjen e saj më 27 shkurt dhe, që nga ajo kohë, nuk e kanë parë “as qiellin, as diellin”.

“Ne vërtet dëshirojmë që të dalim nga ky vend në mënyrë të sigurt, në mënyrë që askush të mos lëndohet”, tha ajo.

“Armiku po mundohet që ta mbytë rezistencën përfundimtare të mbrojtësve të Mariupolit në zonën e Azovstal-it”, tha këshilltari i presidentit Zelensky.

Këto komente erdhën pas ndryshimit të taktikës së Rusisë. Të enjten, presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi që fabrika e Mariupolit të mos sulmohet, por të bllokohet plotësisht.

Lajme të ngjashme