CNN: Hamasi e ka dyfishuar kohën e kërkuar për armëpushim – 12 javë - NACIONALE

CNN: Hamasi e ka dyfishuar kohën e kërkuar për armëpushim – 12 javë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në propozimin më të ri për armëpushim të dorëzuar të hënën, Hamasi kërkoi që Izraeli të pajtohet për një pauzë fillestare 12-javore në luftime, e jo për vetëm gjashtë javë, duke ndërtuar një pengesë të madhe në bisedime, i thanë televizionit CNN tri burime të afërta me diskutimet.

Zyrtarët izraelitë janë të vendosur kundër pajtimit me kërkesën për armëpushim më të gjatë, pasi ata besojnë se një gjë e tillë do të ishte njësoj si pajtimi me përfundimin praktik të luftës, raportontelevizioni amerikan.

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit Biden të ShBA-së tha se Izraeli ka bërë të qartë se dëshiron ta rezervojë të drejtën për t’i zhbërë katër batalionet e mbetura të Hamasit në Rafah.

“Nevojitet që të mbahet fleksibiliteti për ta vazhduar luftën që kjo të bëhet” – tha zyrtari amerikan, duke shtuar se izraeli nuk mund ta arrijë këtë, nëse faza e parë e armëpushimit 6-javor thjesht vazhdohet me fazën e dytë, kur një “qetësi e qëndrueshme” supozohet për t’u kthyer në Gaza, sipas propozimit të Hamasit.

Në një pikë të mëhershme në bisedime, Hamasi ishte pajtuar për t’u përfshirë në bisedime gjatë gjashtë javëve të para të pauzës së luftimeve – bisedime që do të kërkonin që palët t’i arrijnë kushtet para se të hynte në fuqi faza e dytë e armëpushimit me gjashtë javë të tjera, thanë burimet. Ato e përshkruan kërkesën e re të Hamasit si ndryshim të qartë.

Zyrtarë izraelitë në mënyrë private pranojnë se një armëpushim i gjatë disa muaj do ta bënte të vështirë rinisjen e luftës dhe rikthimin e ushtarëve në Gaza, duke i dhënë fund praktikisht luftës.

Kërkesa e Hamasit duket se konfirmohet në një dokument që e ka siguruar televizioni CNN e në të cilin thuhet: “Të gjitha masat në këtë fazë [të parë], përfshirë pushimin e përkohshëm të operacioneve të ndërsjella ushtarake, lehtësimin dhe strehimin, dhe tërheqjen e forcave, e të tjera, do të vazhdojnë në fazën e dytë derisa të shpallet një qetësi e qëndrueshme”.

Zyrtari i lartë i administratës së Bidenit shtoi se ndryshimi i pozicionit të Hamasit mund të jetë për shkak se negociatorët e grupit mund të jenë jashtë sinkronizimit me vendimmarrësin përfundimtar të Hamasit, Yahya Sinëar, i cili besohet se ndodhet në rrjetin e tuneleve në Gaza.

Televizioni CNN raportoi të enjten se tashmë është një pauzë në bisedimet për armëpushim, përderisa po zhvillohet operacioni ushtarak izraelit në Rafah, sipas zyrtarëve amerikanë.

Lajme të ngjashme