Çka s’pamë nga vizita: Putini e Kimi e vozisin njëri-tjetrin, koreani ia jep dy dhurata të njëjta - NACIONALE

Çka s’pamë nga vizita: Putini e Kimi e vozisin njëri-tjetrin, koreani ia jep dy dhurata të njëjta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe pse ishte mysafir, presidenti rus, Vladimir Putin, mësa duket nuk përtoi që ta voziste veturën “Aurus” gjatë vizitës në Kore të Veriut. Pasagjerin e pati goxha të rëndësishëm – udhëheqësin e vendit nikoqir – Kim Jong Un.

Në një fotografi të publikuar nga agjencia shtetërore koreane e lajmeve, KCNA, Putini shihet duke vozitur e duke folur diçka, ndërsa Kimi duke qeshur.

Agjencia “Reuters”, duke e cituar agjencinë KCNA, raportoi se Kimi i dha dhuratë presidentit rus dy qen të racës lokale, Pungsan.

Në një fotografi të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, Kimi dhe Putini shihen duke iu afruar dy qenve të bardhë, të cilët kishin litarë të kuq e të kaltër dhe ishin vendosur brenda një rrethoje druri, në hapësirë të gjelbëruar.

Qentë e racës Pungsan janë qen gjuetie dhe janë autoktonë në një rajon në pjesën veriore të Koresë së Veriut.

Më pas, raportohet se Kimi i dha një kali karota për të ngrënë, ndërsa Putini ia preku kokën kafshës.

Kimi ia kishte dhënë dy qen të racës Pungsan edhe ish-presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in, në vitin 2018, kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin përmirësuar.

Lajme të ngjashme