Çka është CrowdStrike dhe si e shkaktoi dje kolapsin teknologjik? - NACIONALE

Çka është CrowdStrike dhe si e shkaktoi dje kolapsin teknologjik?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Softueri i krijuar nga një kompani amerikane e sigurisë kibernetike kishte për qëllim të mbronte ndërprerjet dhe prishjet në sistemet jetike – por përfundoi duke shkaktuar një “rënie” totale të tyre.

Një kolaps global i teknologjisë të premten shkaktoi ndërprerje të fluturimeve, ndërperje të shërbimeve shëndetësore, prishje të sistemit të pagesave dhe bllokim të qasjes në shërbimet e Microsoft – kjo që tashmë nga ekspertët po konsiderohet si kolapsi më i madh i teknologjisë në histori.

Shkaku i kësaj ndërperje erdhi nga një kompani e sigurisë kibernetike e quajtur CrowdStrike, e cila ofron softuerë për një gamë të gjërë industrish. Një përditësim në një prej pjesëve të këtij softueri, Falcon Sensor, dështoi duke çuar kështu njëkohësisht në prishje të mëdha teknologjike në gjithë botën.

Çka është CrowdStrike?

CrowdStrike është një kompani amerikane e sigurisë kibernetike e krijuar në vitin 2011 me seli në Austin, Teksas. Që nga fillimet e saj, kompania ka pasur një rritje të madhe dhe nisi të ofrojë një sërë shërbimet të sigurisë duke përdorur softuerët.

Kompania ka mbledhur miliona fonde nga fuqitë e Sillicon Valley, siç është krahu i kapitalit sipërmarrës të Google. E njëjta ka të punësuar mijëra punëtoë dhe shërbime biznesesh gjithandej në glob, shkruan "The Guardian", transmeton Nacionale.

CrowdStrike ka arritur suksese të mëdha gjatë dekadës së fundi, me një vlerë në treg rreth 83 miliardë dollar, ani se çmimi i aksioneve të saj ka rënë gjatë së premtës. Vlera e CrowdStrike ra në mënyrë dramatike pas ndërmrerjes globale, madje deri në 13 për qind.

Derisa produktet kryesore të komapnisë kanë synim bllokimin e hakerëve, CrowdStrike ishte punësuar po ashtu për të hetuar shkelje të mëdha të të dhënave. Komiteti Kombëtar Demokratik (DNC) në vitin 2016 kishte ngarkuar kompaninë në fjalë për të hetuar hakimin rust ë serverëve të tyre, ndërsa Sont Pictures, e kishte punësuar po ashtu në vitin 2014 në lidhje me një sulm kibernetik që lidhej me Korenë e Veiriut.

Si e shkaktoi CrowdStrike ndërprerjen globale?

Ndërperja globale rrjedhi nga një përditësim i CrowdStrike në platformën e tyre të sigurisë kibernetike, në një produkt softuerësh që njihet si “Falcon”. Sapo u shty përpara përditësimi i softuerit Falcon, i cili ndërvepron me pjesë të tjera të sistemeve kompjuterike dhe softuerëve, si Windows i Microsoft, shkaktoi një rënie dhe i çaktivizoi sistemet dhe pjesët e tyre të softuerit që përdorën gjerësisht nëpër botë.

Thënë më shkurt, softueri që ishte krijuar për t’i mbrojtur këto sisteme nga rënie dhe prishje, përfundoi duke shkaktuar kolaps të tyre. Drejtori i CrowdStrike, George Kurtz, ka kërkuar falje për rastin.

“Ky nuk është një incidient i sigurisë apo sulm kibernetik. Problemi është identifikuar, është izoluar dhe ka nisur rregullimi.”

Ne referojmë konsumatorët në faqen për ndihme rreth të dhënave të fundit, dhe do të vazhdojmë të publikojmë të dhëna kompete dh etë vazhdueshme në faqen tonë.” – ka thënë ai.

Kurtz po ashtu, para mediave ka thënë se “duhet kohë” derisa sistemet të rikuperohen plotësisht nga ndërperja që shkaktoi kompania e tij.

Lajme të ngjashme