Çarlsi III do të shpallet zyrtarisht mbret të shtunën - NACIONALE

Çarlsi III do të shpallet zyrtarisht mbret të shtunën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbreti i ri i Britanisë, Çarlsi III, do të shpallet formalisht mbret të shtunën në mëngjes, njoftoi të premten Pallati Buckingham.

Ceremonia e shpalljes od të zhvillohet në Apartamentet Shtetërore të Pallatit St. James në orën 11:00.

Shpallja parësore, që do të bëhet në orën 12:00 nga ballkoni i Pallatit St. James, do të zhvillohet pas Këshillit të Pranimit, u tha në deklaratë, ku shtohet: “Ky është leximi i parë publik i Shpalljes.”

Më shumë se 700 persona kanë të drejtë të marrin pjesë në ceremoni, por për shkak të njoftimit të shkurtër, ka gjasë që shifra të jetë shumë më e ulët. Në Këshillin e fundi të Pranimit më 1952, kishin marrë pjesë rreth 200 persona.

Në takim, vdekja e mbretëreshës Elizabetë do të njoftohet nga presidentja e lordëve të Këshillit Konfidencial dhe një deklaratë do të lexohet me zë.

Teksti i deklaratës mund të ndryshojë, por tradicionalisht ka qenë një varg lutjesh e zotimesh, duke e lavdëruar monarken e kaluar dhe duke i premtuar përkrahje monarkut të ri, shkruan BBC.

Pastaj, kjo deklaratë do të nënshkruhet nga figura të larta, përfshirë kryeministrin, kryepeshkopin e Canterbury-t dhe kancelarin e lordëve.

Në deklaratën e dytë, mbreti merr pjesë në takimin e Këshillit të Pranimit. Në këtë rast, mbreti jep një deklaratë dhe, në linjë me traditën që daton nga pjesa e hershme e shekullit XVIII, ai do të bëjë një betim për ta ruajtur Kishën e Skocisë.

Kush ishte mbretëresha Elizabetë

Elizabeth Alexandra Mary Windsor lindi më 21 prill 1926, në një shtëpi pranë sheshit Berkeley në Londër, fëmija i parë i Albertit, Duka i Jorkut, djali i dytë i George V, dhe dukeshës së tij, ish-Zonjës Elizabeth Boëes-Lyon.

Si Elizabeth ashtu edhe motra e saj, Margaret Rose, e cila lindi në vitin 1930, u arsimuan në shtëpi dhe u rritën në një atmosferë të dashur familjare. Elizabeth ishte jashtëzakonisht e afërt me babanë dhe gjyshin e saj, George V.

Thuhej se ajo kishte treguar një ndjenjë të jashtëzakonshme përgjegjësie që në moshë shumë të hershme. Winston Churchill, kryeministri i ardhshëm, u citua të thoshte se ajo zotëronte "një atmosferë autoriteti që ishte mahnitëse tek një foshnjë".

Pavarësisht se nuk ndoqi shkollën, Elizabeth u tregua e aftë në gjuhë dhe bëri një studim të hollësishëm të historisë kushtetuese./Nacionale

Lajme të ngjashme