Bujqit gjermanë japin miliona patate falas pas sezonit shumë të bereqetshëm - NACIONALE

Bujqit gjermanë japin miliona patate falas pas sezonit shumë të bereqetshëm

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Një sasi e madhe e patateve do të jepen falas në Gjermani, pasi një fermë në Saksoni përfitoi nga sezoni me bereqet më të madh se zakonisht.

Synimi është që të mos çohen dëm rreth 4 milionë kilogramë patate tepricë. Shoqatat për ndihma ushqimore, shkollat dhe kishat janë në mesin e përfituesve, sipas organizatorëve.

Gjermania është qendër e Bashkimit Evropian për kultivimin e patateve dhe sezoni i vitit të kaluar e ka lëntë tregun të mbushur, raporton televizioni BBC.

Në fund, qëllimi është që “patatja të vihet në pah si ushqim i çmuar”, tha redaktori i gazetës “Berliner Morgenpost”, Peter Schink, i cili ndihmoi në hartimin e planit.

Gazeta i bashkoi forcat me kompaninë kërkimore, miqësore ndaj mjedisit, “Ecosia”, për ta bashkërenduar dhe financuar shpërndarjen e patateve.

Në Berlin, në një uebfaqe mund të gjenden 174 qendra të patateve në kryeqytet dhe përreth tij.

Lajme të ngjashme