Bllokada e ndihmës amerikane për Ukrainën mund të hiqet nëse ka progres në bisedime, thotë Waltz - NACIONALE

Bllokada e ndihmës amerikane për Ukrainën mund të hiqet nëse ka progres në bisedime, thotë Waltz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti Donald Trump do ta konsiderojë rikthimin e ndihmës për Ukrainën nëse do të ketë bisedime për paqen dhe nëse merren masa në ndërtimin e mirëbesimit, tha këshilltari i për Siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz.

“Mendoj se nëse do të kemi lëvizje në drejtim të negociatave dhe në fakt, do të kemi pak mirëbesim në tavolinë, atëherë presidenti mund ta rishikojë pauzën e ndihmës ndaj Ukrainës’, tha Waltz në një intervistë për Fox News.

(Foto: Mike Waltz)

Kujtojmë se pas bisedës së tensionuar në Zyrën Ovale, në mes të presidentit amerikan Donald Trump, presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, presidenti amerikan të nesërmen njoftoi për pauzë të ndihmës amerikane në Ukrainë.

Lajme të ngjashme