Blinken viziton Egjipit dhe Katarin në përpjekje për armëpushim në Gaza - NACIONALE

Blinken viziton Egjipit dhe Katarin në përpjekje për armëpushim në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas takimeve në Izrael, Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, po i bënte presion udhëheqjes së Hamasit nëpërmjet ndërmjetësve për të vazhduar bisedimet për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, shkruan “New York Times”.

Sekretari Blinken, duke vazhduar turneun e tij diplomatik në Lindjen e Mesme, ishte në Egjipt të martën për të nxitur një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin.

Në Egjipt dhe më pas në Katar, Blinken bëri presion mbi udhëheqjen e Hamasit nëpërmjet ndërmjetësve për të vazhduar bisedimet për një marrëveshje për të siguruar një armëpushim dhe për të liruar pengjet e mbetura në Gaza, tha një zyrtar i lartë i administratës.

Negociatat pritej të rifillonin në Egjipt këtë javë, pasi dy ditë bisedimesh të nivelit të lartë në Katar përfunduan të premten pa një përparim të menjëhershëm. Të hënën, Blinken diskutoi marrëveshjen me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem.

Lajme të ngjashme