Blinken dënon sulmet ndaj tifozëve izralitë në Holandë: Akte të tmerrshme të dhunës
Anthony Blinken, sekretar amerikan i shtetit, ka dënuar sulmet ndaj tizofëve izraelitë në Amsterdam të Holandës, të cilat sulme janë dënuar ashpër gjërësisht.
Blinken ka shkruar se nuk ka vend për sulme anti-semite.
Përmes një postimi në “X”, Blinken tha se ShBA-ja qëndron me qeveritë e Holandës dhe Izraelit në dënimin e fuqishëm të këtyre akteve.
“Nuk ka vend në botën tonë për sulme antisemite si ato kundër tifozëve izraelitë të futbollit dje në Amsterdam. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me qeveritë holandeze dhe izraelite në dënimin e fuqishëm të këtyre akteve të tmerrshme të dhunës dhe antisemitizmit në të gjitha format e tij” – ka shkruar Blinken.
There is no place in our world for antisemitic attacks like those against Israeli soccer fans in Amsterdam yesterday. The United States stands with the Dutch and Israeli governments in strongly condemning these horrible acts of violence and antisemitism in all its forms.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) November 8, 2024