Bisedimet Izrael – Hamas me progres, por pakti mund të vonohet me javë, thotë një diplomat - NACIONALE

Bisedimet Izrael – Hamas me progres, por pakti mund të vonohet me javë, thotë një diplomat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ndërmjetësin po vazhdojnë që të shënojnë përparim drejt arritjes së një marrëveshjeje për armëpushim dhe për lirim të pengjeve mes Izraelit e Hamasit, por me gjasë do të kenë nevojë për javë – jo vetëm ditë – që të finalizojnë një pak, i tha të enjten gazetës “The Times of Israel” një diplomat arab.

“Trajektorja është e mirë, por ende ka çështje të rëndësishme për t’u negociuar, të pasuara nga vendime të vështira politike që të dyja palët do të duhet t’i marrin” – tha diplomati arab.

Raportimet e mediave izraelite u dukën paksa më optimiste të enjten. Disa zyrtarë të paidentifikuar izraelitë pretenduan se arritje e një marrëveshjeje është e mundshme para përfundimit të dhjetorit.

Njëri nga këta zyrtarë i tha faqes së lajmeve “Walla” se bisedimet në Katar ditëve të fundit kanë qenë produktive, por se ende mbeten dallime.

Televizioni “Channel 12” raportoi se progres i mëtejmë është shënuar ditën e fundit drejt tejkalimit të dallimeve rreth disa prej çështjeve më kundërthënëse.

“Jemi në fazat përfundimtare të pajtimit” – i tha këtij televizioni një zyrtar izraelit, duke shtuar se palët do të dinë ditëve të ardhshme nëse do të arrihet një pakt apo jo.

Zyrtari izraelit ia dha meritat drejtorit të CIA-s, Bill Burns, për sigurimin e kompromiseve të reja mes palëve. Burnsi arriti në Katar të mërkurën për t’i çuar përpara bisedimet.

Të enjten, sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, tha përsëri se administrata e presidentit Joe Biden beson se një marrëveshje është e mundshme falë atyre që Uashingtoni i sheh si izolim të Hamasit rishtazi dhe dobësim të Boshtit të Rezistencës të udhëhequr nga Irani./Nacionale

Lajme të ngjashme