Bisedë e rrallë telefonike mes komandantëve të ushtrisë amerikane e asaj ruse - NACIONALE

Bisedë e rrallë telefonike mes komandantëve të ushtrisë amerikane e asaj ruse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së ShBA-së, Charles Q. Brown, dhe komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Gjeneral Valery Gerasimov, biseduan përmes telefonit javën e kaluar, tha të mërkurën ushtria amerikane. Kjo ishte hera e parë që Brown foli me homologun e tij rus.

“Udhëheqësit diskutuan një numër të çështjeve të sigurisë globale dhe rajonale, përfshirë konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë” – tha në një deklaratë një zëdhënës i komandantit të ushtrisë amerikane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Brown u emërua në krye të ushtrisë më të fuqishme në botë vitin e kaluar, ndërsa Gerasimovi më parë ka biseduar edhe me paraardhësin e Brown-it, Mark Milley.

Tensionet janë shtuar në javët e fundit. Ukraina hodhi raketa amerikane e britanike në caqe brenda Rusisë, pavarësisht nga paralajmërimi i Moskës se një veprim të tillë do ta shihte si eskalim të madh.

Më herët këtë muaj, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se forcat ruse kishin goditur një objekt ushtarak ukrainas me një raketë të re balistike hipersonike me rreze të mesme veprimi, e njohur si “Oreshnik”, dhe paralajmëroi se mund të pasonin veprime shtesë.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Rusia e ka njoftuar Uashingtonin pak para se ta kryente këtë sulm./Nacionale

Lajme të ngjashme