Bill Gates e quan “mu* të çmendur” përkrahjen e Elon Muskut për djathtistët ekstremë - NACIONALE

Bill Gates e quan “mu* të çmendur” përkrahjen e Elon Muskut për djathtistët ekstremë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Miliarderi amerikan, Bill Gates, e ka quajtur “mu* të çmendur” dhe përpjekje për të ndërhyrë në politikën e shteteve të tjera mbështetjen që personi më i pasur në botë, Elon Musk, po ua ofron politikanëve të së djathtës ekstreme.

Gates e kritikoi Muskun jo vetëm për mbështetjen e politikanëve djathtistë, por edhe të atyre që janë më ekstremë, përfshirë lavdërimin e aktivisitit britanik kundër Islamit, Tommy Robinson, para kryetarit të partisë djathtiste Reforma dhe mbrojtësit të Brexit-it, Nigel Farage, raporton gazeta “The Guardian”.

Musku gjithashtu i ka ofruar përkrahje të plotë partisë gjermane të së djathtës ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila ka qëndrime kundër emigrantëve.

“Ju dëshironi ta promovoni krahun e djathtë (politik), por thoni se Nigel Farage nuk është mjaftueshëm djathtist. Dua të them, kjo gjë është mu* i çmendur. Ju jeni për AfD-në... Nëse dikush është super i mençur, dhe ai është, ata duhet të mendojnë se si mund të ndihmojnë, por ky është trazim populist” – tha Gates.

“Është vërtet çmenduri që ai mund të destabilizojë situata politike në shtete. Mendoj se në ShBA të huajve nuk u lejohet që të japin para; shtetet e tjera ndoshta duhet të miratojnë masa mbrojëse për t’u siguruar që të huajt super të pasur nuk do t’ua shtrembërojnë zgjedhjet” – shtoi ai.

Gates kishte dhuruar 50 milionë dollarë për fushatën e zonjës Kamala Harris para se ajo ta humbte garën për presidente të ShBA-së në nëntorin e kaluar.

Sidoqoftë, Gates e vizitoi presidentin Donald Trump, aleat i Elon Muskut, në rezidencën e tij në Florida më 27 dhjetor për një darkë treorëshe./Nacionale

Lajme të ngjashme