Bideni vendos që studentëve amerikanë t’u falen edhe 9 miliardë dollarë borxhe - NACIONALE

Bideni vendos që studentëve amerikanë t’u falen edhe 9 miliardë dollarë borxhe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, planifikon të njoftojë të mërkurën se administrata e tij e ka miratuar faljen e 9 miliardë dollarëve borxhe të 125 mijë studentëve huamarrës, tha Shtëpia e Bardhë.

Bideni ka thënë se do t’i zbatojë masat e reja për t’u ofruar falje të borxheve studentëve, pasi Gjykata Supreme e bllokoi planin e tij për faljen e qindra miliarda dollarëve të borxheve, raporton agjencia “Reuters”.

Njoftimi i presidentit, i planifikuar për orën 13 sipas kohës lokale në Shtëpinë e Bardhë, do ta çojë në 127 miliardë dollarë borxhin e falur nga administrata e Bidenit për gati 3,6 milionë amerikanë, tha Shtëpia e Bardhë.

Sipas një shkrese të Shtëpisë së Bardhë, në masat e reja përfshihen 5,2 miliardë dollarë shlyerje borxhi për 53 mijë huamarrës sipas programit të Faljes së Huas së Shërbimit Publik.

Përpos kësaj shume, thuhet se përfshihen edhe gati 2,8 miliardë dollarë shlyerje e re e borxhit për gati 51 mijë huamarrës përmes “ripagesës së drejtuar nga të ardhurat” si dhe 1,2 miliard dollarë borxh i shlyer për gati 22 mijë huamarrës që kanë ndonjë aftësi të kufizuar e që janë identifikuar e miratuar për lirim nga borxhi përmes të dhënave të Administratës për Siguri Sociale.

Lajme të ngjashme