Bideni e godet përsëri Putinin, njofton sanksione të reja kundër Rusisë në dyvjetorin e luftës - NACIONALE

Bideni e godet përsëri Putinin, njofton sanksione të reja kundër Rusisë në dyvjetorin e luftës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti amerikan, Joe Biden, e shënoi të premten dyvjetorin e fillimit të pushtimit të plotë rus të Ukrainës, duke e goditur “sulmin e egër” të homologut rus, Vladimir Putin, dhe duke njoftuar një grup të ri të sanksioneve për vdekjen e kritikuesit të Kremlinit, Alexei Navalny, e për fushatën e vazhdueshme ushtarake.

“Këto sanksione do të shënjestrojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalnyt dhe sektorin financiar të Rusisë, bazën industrial të mbrojtjes, rrjetet e prokurimit dhe shmangësit e sanksioneve në disa kontinente. Ato do të sigurojnë që Putini të paguajë një çmim edhe më të lartë për agresionin e tij jashtë dhe shtypjen brenda” – deklaroi presidenti amerikan, raporton televizioni CNN.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e përsëriti thirrjen e tij që Kongresi ta miratojë pakon plotësuese të administratës së tij për siguri kombëtare, e cila tashmë është miratuar nga Senati, por ka ngecur në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Ky projektligj ofron fonde urgjente për Ukrainën. Ai gjithashtu investon në bazën industriale të mbrojtjes të vetë Amerikës. Ai kaloi në mënyrë dërrmuese në Senat dhe nuk ka dyshim që, nëse kryetari do të organizonte një votim, ai [projektligji] do të kalonte shpejt në Dhomën [e Përfaqësuesve]” – shkroi Bideni.

“Kongresi e di se përmes përkrahjes së këtij projektligji, ne mund ta forcojmë sigurinë në Evropë, ta forcojnë sigurinë tonë në shtëpi dhe të qëndrojmë para Putinit. Kundërshtimi i këtij projektligji shkon vetëm në dobinë e tij” – tha më tej presidenti amerikan.

Lajme të ngjashme