Biden takim me Scholz, diskutim për luftën në Ukrainë
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbajtur ShBA-të dhe Evropën të lidhur në mbrojtjen e tyre ndaj Ukrainës, presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Mediat amerikanë bëjnë të ditur se Scholz do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë pa ndonjë protokoll, ndërsa nuk është njoftuar as ndonjë konferencë për shtyp.
Duke folur lidhur me takimin e planifikuar për të premten, një zyrtar i lartë i administrates ka parashikuar se takimi do të jetë i shkurtër por intensiv.
"Ne po presim që të jetë një takim një-orësh ose më shumë,"- ka thënë zyrtari, duke shtuar se "pjesa më e madhe e takimit do të ishte në lidhje me Ukrainën”.
Është bërë e ditur po ashtu se një pjesë e mesazhit të presidentit amerikan do të jetë mirënjohja për marrëveshjen e Scholz për të lejuar shpërndarjen e tankeve Leopard në Ukrainë, megjithëse në një intervistë të fundit këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, Jake Sullivan, ka bërë të qartë se për ta bindur Gjerman për këtë hap, është dashur që edhe ShBA të nis tanket e saj Abrams.
Uashingtoni gjithashtu ka shprehur admirim për uljen e varësisë së Gjermanisë nga gazi rus, në një kohë shumë të shkurtër.
