Biden: Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë ndihmë”, pas atentatit ndaj Trumpit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën se Shërbimi Sekret ka nevojë për “më shumë”, një ditë pasi agjentët e parandaluan një tjetër përpjekje për ta vrarë ish-presidentin Donald Trump.
Trump shpëtoi pa u dëmtuar pas një “tentimi për ta vrarë atë” në klubin e tij të golfit në Floridë më 15 shtator, tha Byroja Federale e Hetimeve, FBI.
Ky incident, i cili ndodhi vetëm nëntë javë pasi Trumpi i mbijetoi një atentati në Pensilvani, ka ngritur pyetje për sigurinë e kandidatit të republikanëve për president vetëm 50 ditë para zgjedhjeve tejet të polarizuara presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
FBI-ja dhe shteti i Floridës janë duke hetuar se si një i dyshuar 58-vjeçar ishte në gjendje të afrohej disa qindra metra afër Trumpit me një pushkë dhe dylbi.
FBI-ja tha se është duke e kryer një hetim ndaj “asaj që duket të jetë një tentim për ta vrarë ish-presidentin Trump” dhe për votimet e mundshme. /REL