Biden s'do ta vizitojë Ukrainën
Orët e fundit ka qarkulluar lajmi se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, mund ta vizitojë Ukrainën. Por, një gjë e tillë është mohuar nga Jen Psaki, që është Sekretare e Shtypit.
Në një postim në Twitter, ajo ka zbuluar se Biden do ta vizitojë Europën, por nuk ka plane ta vizitojë Ukrainën.
Shtëpia e Bardhë nuk ka dalë me ndonjë njoftim mbi arsyen e hezitimit të Biden për ta vizituar Ukrainën, por një gjë e tillë mund të lidhet me sigurinë. Në rast vizite, Biden do të mund të rrezikonte seriozisht jetën e tij, pasi situata në Ukrainë është duke u përkeqësuar dita-ditës.
Kujtojmë që edhe vetë Presidentit të Ukrainës i ishte kërkuar të largohej nga Ukraina për shkaqe sigurie, por ky nuk ka pranuar deri më tani. Një kërkesë e tillë ka ardhur nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.