Belgjika i bashkohet rastit të Afrikës së Jugut në GjND ku Izraeli akuzohet për gjenocid - NACIONALE

Belgjika i bashkohet rastit të Afrikës së Jugut në GjND ku Izraeli akuzohet për gjenocid

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Belgjika i është bashkuar Afrikës së Jugut në një rast të paraqitur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), në të cilin Izraeli akuzohet për gjenocid në Rripin e Gazës.

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara, e cila ndodhet në Hagë, tha në një deklaratë se Brukseli ka dorëzuar një deklaratë të ndërhyrjes, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Disa shtete të tjera, përfshirë Turqinë, Spanjën, Irlandën, Brazilin, Meksikën e Kolumbinë tashmë i janë bashkuar rastit.

Në dhjetorin e vitit 2023, Afrika e Jugut e kishte paraqitur rastin në GjND, duke pretenduar se ofensiva e Izraelit në Gaza e shkel Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit. Ky dokument është miratuar në vitin 1948.

Izraeli mohon se ka kryer gjencoid në enklavën palestineze dhe pretendon se qëllimi i fushatës ushtarake ka qenë shkatërrimi i Hamasit.

Në fillim të tetorit, Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje armëpushimi, e cila u pasua më pas nga lirimi i pengjeve izraelite që po mbaheshin në enklavë dhe lirimi i disa të burgosurve palestinezë që po mbaheshin në Izrael.

Lajme të ngjashme