BE paralajmëron Elon Musk për "dezinformimin në X" në lidhje me sulmin e Hamasit
BE-ja ka lëshuar një paralajmërim për Elon Musk lidhur me dezinformimin e supozuar në lidhje me sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, duke përfshirë lajme të rreme dhe "imazhe të vjetra të ripërdorura", në X, i cili më parë njihej si Twitter.
Letra vjen më pak se dy muaj pasi një sërë legjislacionesh të reja që rregullojnë materialet e mediave sociale për herë të parë në BE, hyri në fuqi.
Nëse Musk, pronari i X, nuk zbaton këto rregulla, ai mund të përballet me një gjobë prej 6% të të ardhurave të tij nga X ose një ndërprerje totale në BE.
Thierry Breton, komisioneri përgjegjës për aktin, i shkroi Musk për t'i kërkuar atij që të sigurojë "një përgjigje të shpejtë, të saktë dhe të plotë" ndaj kërkesës për të kontaktuar Europolin, agjencinë e zbatimit të policisë së BE-së dhe "agjencitë përkatëse të zbatimit të ligjit" brenda afatit të ardhshëm të 24 orëve/
Breton i kujtoi Musk se ai duhej të kishte "masa zbutëse proporcionale dhe efektive për të trajtuar rreziqet ndaj sigurisë publike dhe ligjërimit qytetar që rrjedhin nga dezinformimi".
"Pas sulmeve terroriste të kryera nga Hamasi kundër Izraelit, ne kemi indikacione se platforma juaj po përdoret për të shpërndarë përmbajtje të paligjshme dhe dezinformata në BE." - ka thënë ai.
"Mediat publike dhe organizatat e shoqërisë civile raportojnë gjerësisht raste të imazheve dhe fakteve të rreme dhe të manipuluara që qarkullojnë në platformën tuaj në BE, të tilla si imazhe të vjetra të ripërdorura të konflikteve të armatosura të palidhura ose pamjet ushtarake që në fakt kanë origjinën nga lojërat video. Ky duket të jetë informacion i rremë ose mashtrues." - ka shkruar ai më tej.
