Bashkimi Evropian e miraton pakon e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje për pakon e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, me një varg masash që e kanë për qëllim dhënien e goditjeve të mëtejme ndaj Moskës në fushat e naftës dhe industrisë së energjisë.
“BE-ja porsa miratoi njërën nga pakot e saj më të forta të sanksioneve kundër Rusisë deri më tani” – shkroi në rrjetin X kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.
“Ne do ta vazhdojmë rritjen e kostove, në mënyrë që ndalja e agresionit të bëhet rruga e vetme përpara për Moskën” – shtoi shefja e politikës së jashtme të BE-së.
Diplomatët i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” se me pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë, tavani i çmimit për naftë të papërpunuar ruse nga vendet e G7-ës do të kufizohet në 47,6 dollarë për fuçi.
Të enjten, kryeministri sllovak, Robert Fico, njoftoi se vendi i tij nuk do ta bllokonte më pakon e re të sanksioneve evropiane ndaj Moskës, sepse, sipas tij, një gjë e tillë në këtë pikë do të ishte kundërproduktive për Bratisllavën.
We are standing firm.
— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025
The EU just approved one of its strongest sanctions package against Russia to date.
We’re cutting the Kremlin’s war budget further, going after 105 more shadow fleet ships, their enablers, and limiting Russian banks’ access to funding. (1/3)