Australia ia anulon vizën deputetit izraelit, Simcha Rothman - NACIONALE

Australia ia anulon vizën deputetit izraelit, Simcha Rothman

1 vit më parë

nga NACIONALE

Australia ia ka anuluar vizën një deputeti izraelit të koalicionit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili kishte bërë thirrje kundër shtetësisë palestineze dhe që Izraeli ta aneksonte Bregun e pushtuar Perëndimor.

Simcha Rothman, deputet i partisë Zionizmi Religjioz që drejtohet nga ministri i Financave, Bezalel Smotrich, i njohur për qëndrimet e tij të së djathtës ekstreme, kishte planifikuar t’i vizitonte qytetet Sydney dhe Melbourne këtë muaj, me ftesën e një organizatore lokale hebraike, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Australia është në mesin e shteteve që pritet ta njohin një shtet të pavarur palestinez muajin e ardhshëm. Deputeti izraelit Rothman ka thënë se ky veprim do të ishte “gabim i rëndë dhe shpërblim i madh për Hamasin dhe për terrorin”.

Në qershor, Australia, bashkë me katër vende të tjera, përfshirë Britaninë, vendosi sanksione kundër ministrave Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, nën akuzat se në mënyrë të përsëritur kishin nxitur dhunë kundër Palestinezëve në Breegun Perëndimor.

Deputeti Rothman tha se ishte njoftuar se viza i ishte anuluar për shkak të komenteve që Qeveria e Australisë i konsideronte kundërthënëse dhe nxitëse, përfshirë pretendimin e tij se shtetësia palestineze do të çonte në shkatërrimin e Shtetit të Izraelit dhe thirrjen e tij për sovranitet izraelit mbi Bregun Perëndimor.

“Asgjë që thashë unë personalisht nuk është thënë përsëri e përsëri nga shumica dërrmuese e publikut në Izrael dhe në Qeverinë e Izraelit” – tha të hënën deputeti izraelit që i ishte anuluar viza.

Ai ishte ftuar për vizitë në Australi nga Shoqata Hebraike Australiane për t’u takuar me anëtarë të komunitetit hebraik.

Lajme të ngjashme