Audi sjell risi të madhe – A5 në versionin Avant, s’do të ketë më A4
Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Audi, e ka prezantuar modelin e ri, A5/S5 Avant. Kjo është një risi e madhe, sepse modeli A5 deri më tani nuk është prodhuar në versionin Avant.
Lajmi është se nuk do të prodhohet më modeli A4 Sedan dhe modeli i ri do të jetë si bashkim i modeleve A4 dhe A5. Më saktësisht, modeli A4 do të zëvendësohet me modelin A5 sedan.
Versioni Avant i modelit Audi A5 do të jetë në dispozicion për blerësit në Evropë, por jo edhe në Shtetet e Bashkuara, raporton “Caranddriver.com”.
A5-a e re është më e madhe se më parë – 6,6 centimetra më e gjatë, 1,27 centimetër më e gjerë dhe 1,5 centimetër më e lartë.
Në ShBA do të ofrohen dy lloje të motorëve – A5 me 2,0 litra me turbo, me 268 kuaj fuqi, dhe S5 me 3,0 litra V6, me 362 kuaj fuqi.