Assadi thotë se nuk synonte që të largohej nga Siria - NACIONALE

Assadi thotë se nuk synonte që të largohej nga Siria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti sirian, Bashar al-Assad, mësa duket ka thënë se kurrë nuk synonte që të ikte në Rusi, në atë që pretendohet se është deklarata e tij e parë që nga rënia e Damaskut para tetë ditëve.

Deklarata e raportuar e Assadit u publikua në kanalin “Telegram” që i përket presidencën siriane, por nuk qe e qartë se kush e kontrollon tani për tani atë kanal, raporton televizioni BBC.

Në deklaratë, Assadi thotë se me rënien e kryeqytetit në duart e rebelëve, ai shkoi në bazën ushtarake ruse në bastionin e tij, në provincën Latakia, “për t’i mbikëqyrur operacionet luftarake”, kur pa se trupat siriane i kishin braktisur pozicionet.

Baza “Hmeimim” gjithashtu ishte nën “sulm të intensifikuar nga sulmet me dronë” dhe se rusët kishin vendosur që ta dërgonin atë në Moskë përmes transportit ajror.

Ai shton se “në asnjë pikë gjatë këtyre zhvillimeve nuk e konsiderova dorëheqjen ose kërkimin e strehimit, dhe as nuk është bërë një propozim i tillë nga asnjë individ ose palë”.

“Largimi im nga Siria as nuk ishte i planifikuar, as nuk ndodhi gjatë orëve përfundimtare të betejave” – citohet të ketë thënë më tej ish-presidenti sirian.

“Moska kërkoi… një evakuim të menjëhershëm për në Rusi në mbrëmjen e së dielës së 6 dhjetorit” – shtoi Assadi.

“Kur shteti bie në duart e terrorizmit dhe aftësia për të bërë një kontribut domethënës humb, çfarëdo pozicioni i humb qëllimi” – thuhet më tej.

Lajme të ngjashme