Arrestohet në një aeroport në Francë themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov
Shefi ekzekutiv i Telegram, Pavel Durov është arrestuar nga policia franceze në një aeroport në veri të Parisit në Francë.
Sipas mediave të huaja, Durov u arrestua pasi avioni i tij privat ishte ulur në aeroportin Le Bourget.
Sipas zyrtarëve, miliarderi 39-vjeçar u arrestua nën një urdhër për shkelje në lidhje me aplikacionin e famshëm të komunikimit.
Durov ka lindur në Rusi dhe jeton në Dubai. Ai ka shtetësi të dyfishtë të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Francës.
Telegrami është veçanërisht i popullarizuar në Rusi, Ukrainë dhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aplikacioni u ndalua në Rusi në vitin 2018, pas një refuzimi të mëparshëm nga Durov për të dorëzuar të dhënat e përdoruesit. Por ndalimi u anulua në vitin 2021.
Telegrami renditet si një nga platformat kryesore të mediave sociale pas Facebook, YouTube, ËhatsApp, Instagram, TikTok dhe Ëechat.
Ndërkohë, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ka reaguar për arrestimin e Durovit si dhe zyrtarë të tjerë rusë.