Arrestohet ish-liderja e Skocisë për Pavarësi
Hetimet policore mbi dyshimet për dallavere financiare nga partia Kombëtare e Skocisë e kanë vënë nën pranga lideren e famshme Nicola Sturgeon.
Sturgeon, e cila kishte dhënë dorëheqje sie ministre e parë dhe lidere e partisë së lartpërmendur në muajin prill, është personi i tretë që arrestohet si pjesë e këtij operacioni.
Dyshimet janë se partia i kishte çuar dëm më shumë se 600 mijë funte në donacione për një fushatë për pavarësinë e Skocisë nga Britania e Madhe, raporton The Guardian, përcjell Nacionale.
Autoritetet me anë të një deklarate të shkurtër thanë se detektivët e Policisë së Skocisë po e intervistonin Sturgeonin si “të dyshuar”.
Një zëdhënës i Sturgeonit tha se ajo kishte takuar policinë me marrëveshje, duke e ditur se do të arrestohej dhe intervistohej.
Burri i saj, Peter Murrell, një ish-shef ekzekutiv i partisë, po ashtu ishte arrestuar më 5 prill.
Policia kishte kërkuar në shtëpi dhe në kopsht, por po ashtu edhe në zyret e partisë duke marrë kompjuterë dhe kuti me dokumente.