Armenia i bën thirrje Azerbajxhanit që t’i hetojë shkeljet e armëpushimit në kufi - NACIONALE

Armenia i bën thirrje Azerbajxhanit që t’i hetojë shkeljet e armëpushimit në kufi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Armeni i bëri thirrje të martën Azerbajxhanit që t’i hetojë shkeljet e armëpushimit përgjatë kufirit mes dy vendeve, derisa shtimi i incidenteve të raportuara në zjarrit të armëve matanë kufirit e ngre mundësinë e përtëritjes së luftimeve mes dy rivalëve të vjetër.

Muajin e kaluar, Armenia dhe Azerbjaxhani thanë se ishin pajtuar për tekstin e një traktati të paqes për t’u dhënë fund gati katër dekadave në konflikt për shkak të rajonit azer të Nagorno-Karabakut, i cili më parë kishte popullsi kryesisht armene, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Por që nga koha kur u arrit pajtueshmëri më 13 mars për traktatin ende të panënshkruar, autoritetet në të dyja anët kanë raportuar për shkelje të armëpushimit 26 herë. Shumë incidente janë raportuar për disa ditë muajin e kaluar.

Pesë muaj para njoftimit për arritjen e pajtimit për tekstin e traktatit, ishin raportuar vetëm tri shkelje.

Shumica e akuzave vijnë nga Azerbajxhani. Presidenti Ilham Aliyev ka dhënë shenjë për veprime të përtërira ushtarake, nëse Armenia nuk nënshkruan një traktat të paqes.

Të hënën, Armenia e akuzoi Azerbajxhanin për të shtëna drejt vendbanimit kufitar, Knatsakh, duke e dëmtuar qendrën kulturore të fshatit. Azerbajxhani e quajti “dezinformatë” këtë raport.

Duke iu drejtuar deputetëve armenë të martën, kryeministri Nikol Pashinyan tha se Azerbajxhani duhet t’i hetojë shkeljet, qoftë me pjesëmarrjen e Armenisë, qoftë me atë të ndërkombëtarëve.

Sipas një transkripti zyrtar të fjalimit të tij, kryeministri armen tha se incidentet ishin “ose pasojë e jodisiplinës në forcat e armatosura të Azerbajxhanit, ose e kanë për qëllim ushtrimin e presionit psikologjik ndaj popullsisë”.

“Republika e Armenisë i bën thirrje Republikës së Azerbajxhanit që t’i hetojë rastet e përmendura dhe të ndërmarrë masa për t’i ndalur ato” – tha Pashinyani.

Të dyja palët vazhdimisht i mohojnë akuzat e njëra-tjetrës./Nacionale

Lajme të ngjashme