Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre - NACIONALE

Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Fituesi i Çmimit Oskar, Gene Hackman, dhe bashkëshortja e tij, Betsy Arakawa, janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe të Shteteve të Bashkuara.

Në një karrierë të shtrirë në më shumë se gjashtë dekada, ai ka fituar dy Çmime të Akademisë, dy çmime Bafta e katër Globa të Artë, raporton televizioni BBC.

Në një deklaratë të komandantit të policisë lokale në Santa Fe thuhet: “Ne mund të konfirmojmë se edhe Gene Hackman, edhe gruaja e tij u gjetën të vdekur të mërkurën pasdite në rezidencën e tyre në Sunset Trail.”

“Ky është një hetim aktiv. Megjithatë, në këtë kohë ne nuk besojmë se faktor ka qenë ndonjë dredhi” – thuhet më tej.

Hackman e kishte fituar Çmimin Oskar për aktorin më të mirë në rolin e Jimmy “Popey” Doyle në trilerin “The French Connection”.

Komandanti i policisë lokale në Santa Fe, Adan Mendoza, e konfirmoi lajmin për vdekjen e aktorit dhe të bashkëshortes së tij te mediat lokale pak pas mesnatës të mërkurën.

Hackman ishte 95 vjeç, ndërsa bashkëshortja e tij 63-vjeçare. Mendoza nuk tregoi ndonjë shkaktar të vdekjes ose kur mund të ketë vdekur çifti./Nacionale

Lajme të ngjashme