Aksidentohet kandidati për president të ShBA-së, Ron DeSantis - NACIONALE

Aksidentohet kandidati për president të ShBA-së, Ron DeSantis

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Guvernatori i Floridës dhe kandidati për nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale në ShBA, Ron DeSantis, është përfshirë në një aksident komunikacioni në Tennessee, por nuk ka pësuar lëndime, ka thënë zëdhënësi i tij.

“Këtë mëngjes, guvernatori ishte në një aksident me veturë, përderisa po udhëtonte për në një organizim në Chattanooga, Tennessee. Ai dhe ekipi i tij nuk janë lënduar”- tha në një deklaratë zëdhënësi Bryan Griffin.

Zyrtarët e fushatës së tij nuk publikuan hollësi shtesë, raporton agjencia “Reuters”.

Politikani 44-vjeçar cilësohet si kundërkandidati kryesor i ish-presidentit Donald Trump për ta siguruar nominimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme