Aksident i rëndë masiv në Egjipt, 28 të vdekur e 60 të lënduar - NACIONALE

Aksident i rëndë masiv në Egjipt, 28 të vdekur e 60 të lënduar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njëzet e tetë persona kanë vdekur e 60 të tjerë janë lënduar nga një aksident me shumë vetura në Egjipt, sipas mediave shtetërore.

Përplasja e rëndë ndodhi në rajonin Beheira, që shtrihet në bregdetin verior të Egjiptit, raporton televizioni “Sky News”.

Rrjedhja e naftës nga një veturë shkaktoi shpërthim të zjarrit në disa vetura të përplasura, citohen të kenë thënë burimet policore, sipas raportimit të gazetës “Al-Ahram”.

Aksidentet me viktima janë mjaft të shpeshta në Egjipt. Së paku 25 persona vdiqën në maj në Egjipt, pasi një autobus i transportit publik u përplas me një kamion të rëndë transportues.

Lajme të ngjashme