Aeroplani rrëzohet dhe përplaset me një autobus në Brazil, ka viktima
Së paku dy njerëz vdiqën të premten, pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në një rrugë të ngarkuar me automjete dhe u përplas me një autobus në qytetin Sao Paulo të Brazilit. Disa të tjerë pësuan lëndime.
Aksidenti ndodhi rreth orës 7 e 20 minuta të mëngjesit sipas kohës lokale në distriktin bregdetar, Barra Funda, raporton televizioni CNN.
Aeroplani i vogël i kompanisë “King Air” u nis nga aeroporti “Campo de Marte” të premten në mëngjes, por kulla e kontrollit e humbi kontaktin me aeroplanin disa minuta para rrëzimit.
Dy pasagjerë të aeroplanit u dogjën për vdekje dhe gjashtë të tjerë u lënduan, sipas Policisë Ushtarake. Shërbimet emergjente kundër zjarrit shpëtuan pesë njerëz, i tha televizionit oficeri i policisë ushtarake, Jefferson de Souza.
Në pamjet e publikuara në internet shihen flaka dhe tymi i zi duke u ngritur në qiell nga vendi i ngjarjes.
⭕ Una avioneta se estrelló al oeste de São Paulo.
— Diario La Tribuna Paraguay (@TribunaParaguay) February 7, 2025
➡ El accidente ocurrió hoy aproximadamente a las 7:20 en la avenida San Vicente.
➡ El portavoz del cuerpo de bomberos Maycon Cristo informó que no hay sobrevivientes en la avioneta.
➡ Aparentemente la aeronave impactó por… pic.twitter.com/WpWCi9cmMl