“Aeroplanët Typhoon”: Çfarë armë përdori Britania e Madhe për të bombarduar Huthitë në Jemen? - NACIONALE

“Aeroplanët Typhoon”: Çfarë armë përdori Britania e Madhe për të bombarduar Huthitë në Jemen?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, përmes një komunikate goxha të gjatë, ka njoftuar se i është bashkuar koalicionit të forcave aleate për të bombarduar rebelët Huthi në Jemen, të cilët mbahen përgjegjës për sulmin ndaj anijeve në jugun e Detit të Kuq.

Në komunikatën e saj, shteti britanik ka treguar edhe arsenalin që ka përdorur Flota Ajrore e Forcave të Mbretërisë së Bashkuar.

Destrojeri i Marinës Mbretërore HMS Diamond ka qenë tashmë aktiv së bashku me luftanijet amerikane dhe franceze në mbrojtjen e korsive jetike të transportit ndërkombëtar kundër dronëve dhe raketave Houthi.

Në këtë sulm janë përfshirë edhe aeroplanë të përparuar ushtarakë.

“Katër RAF Typhoon FGR4, të mbështetur nga një cisternë e karburantit ajror Voyager, përdorën për këtë arsye bomba të drejtuara Paveëay IV për të kryer goditje precize në dy nga këto objekte të Huthive. Njëri ishte një vend në Bani në Jemenin veriperëndimor që përdorej për të lëshuar dronë zbulimi dhe sulmues. Një numër ndërtesash të përfshira në operacionet me dron u shënjestruan nga avioni ynë.” – thuhet në komunikatën e Mbretërisë së Bashkuar.

“Në planifikimin e sulmeve, kujdes i veçantë u tregua për të minimizuar çdo rrezik për civilët dhe çdo rrezik i tillë u zbut më tej me vendimin për kryerjen e sulmeve gjatë natës. Rezultatet e detajuara të sulmeve janë duke u vlerësuar, por indikacionet e hershme janë se aftësia e Huthive për të kërcënuar transportin tregtar ka marrë një goditje, dhe angazhimi ynë për të mbrojtur rrugët detare, nëpër të cilat kalon rreth 15% e anijeve në botë dhe të cilat janë jetike për ekonominë globale, është demonstruar gjerësisht.” – thuhet tutje në komunikatë.

Lajme të ngjashme