Adolesheni indian bëhet kampioni më i ri i botës në shah - NACIONALE

Adolesheni indian bëhet kampioni më i ri i botës në shah

1 vit më parë

nga NACIONALE

Adoleshenti indian, Gukesh Dommaraju, e shokoi botën e shahut të enjten, kur u bë kampioni më i ri në moshë i botës në moshën 18-vjeçare.

I riu e mposhti kampionin në fuqi, Ding Liren nga Kina, në një lojë dramatike të zhvilluar në Singapor. Shpërblimi për kampionin botëror të shahut është 2,5 milionë dollarë, raporton televizioni BBC.

Ky sukses e shënoi kulmin e arritjeve në karrierën e indianit, momentin më të madh në një varg të gjatë të sukseseve.

Gukeshi ishte bërë “grandmaster” në moshën 12-vjeçare. Që në atë kohë kishte treguar se ëndërronte të bëhej kampion bote.

Në të vërtetë, ai kishte ambicie të tillë që nga mosha 7-vjeçare, kur ishte spectator në lojën për Titul Botte mes Viswanathan Anand-it dhe Magnus Carlsen-it më 2013.

Përderisa rrëfehej para gazetarëve pas fitores dramatike kundër kinezit Liren, ai thjesht nuk kishte menduar se ky sukses do t’i vinte kaq herët.

I lindur në maj të vitit 2006, Dommaraju është bindshëm lojtari më i ri që e shënon këtë arritje.

Lajme të ngjashme