50 vjet burg të akuzuarit për vrasjen e aktivistin kenian të LGBT-së, Edwin Kiptoo - NACIONALE

50 vjet burg të akuzuarit për vrasjen e aktivistin kenian të LGBT-së, Edwin Kiptoo

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një gjykatë në Kenia ka dënuar me 50 vjet burg një burrë të quajtur Jackstone Odhiambo, pasi ai u shpall fajtor për vrasjen e aktivistit për të drejtat e komunitetit LGBT, Edwin Kiptoo, para gati dy vjetëve.

Vrasja e Kiptoos në fillim të vitit 2023 e kishte shokuar komunitetin LGBT në shtetin konservator të Afrikës Lindore. Trupi i tij ishte gjetur në një kuti metali në qytetin perëndimor, Eldoret, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Cimeri i tij, Jackstone Odhiambo, për të cilin policia beson se kishte qenë në lidhje me viktimës, u shpall fajtor për vrasje më herët këtë muaj.

“Po, klienti im është dënuar me 50 vjet burg. Për momentin nuk kam pranuar ndonjë udhëzim për apelim” – tha avokati i Odhiambos, Sammy Mathai.

Odhiambo kishte mohuar se e kishte vrarë Kiptoon.

Homoseksualizmi është temë tabu në Kenia dhe marrëdhëniet intime mes personave të gjinisë së njëjtë dënohen me 14 vjet burgim, edhe pse ky ligj rrallë zbatohet.

Lajme të ngjashme