34-vjeçari homoseksual bëhet kryeministër i Francës: Kush është Attal-in?
Gabriel Attalin është kryeministri i ri i Francës. Në fakt, ai është kryeministri më i ri në historinë moderne të shtetit frances.
34-vjeçari ka pasur një karriere me ngjitje të shpejtë, ndërsa “The Guardian” e cilëson si njeri që di të mendojë me këmbë në tokë.
“Në pak më shumë se një dekadë, Gabriel Attal është ngritur nga një rekrut me përvojë pune në ministrinë e shëndetësisë në zyrën e dytë më të lartë të shtetit në Francë.” – raporton “The Guardian”.
Përveç për moshën e re, Attalin do të mbahet mend edhe si kryeministri i parë i deklaruar homoseksual. Madje, ai ka një marrëdhënie zyrtare, Stéphane Séjourné, që po ashtu është politikan në Francë.
“Në vitet e para të presidencës së Emmanuel Macron, Attal ishte njëri prej një grupi të rinjsh të mirë-arsimuar me prejardhje të rehatshme, i zgjedhur për të këshilluar dhe mbështetur liderin po aq të ri francez.” – vazhdon raportimi i “The Guardian”.
Por ngjitja e shpejtë në karrierë duket të jetë ndihmuar edhe për shkak të prejardhjes së tij, pasi Attal është djali i Yves Attal, anj avokat dhe producent filmash me origjinë hebreje tuniziane, që vdiq në vitin 2015 dhe Marie de Couriss, që rrjedh nga një familje krishtere ortodokse nga Odesa.
Attal u rrit në Paris me tri motrat e tij më të vogla.