Zjarri në IML, deklarohen nga Prokuroria: Do të veprojmë nëse ka elemente të vepres penale - NACIONALE

Zjarri në IML, deklarohen nga Prokuroria: Do të veprojmë nëse ka elemente të vepres penale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore duket se nuk ka qetësi. Pas zhvillimeve lidhur me rastin Dehari, zhdukjes e gjetjes së mostrave, mbrëmë ka pasur edhe zjarr. Por, çfarë dihet deri më tash?

Prokuroria e Shtetit ka dalur me deklaratë, duke thënë se është duke pritur raportet, dhe nëse ka elemente të veprës penale do të veproj.

Prokuroria është në pritje të këtyre raporteve, andaj në rast të paraqitjes së elementeve të veprës penale, do të veprojë tutje konform dispozitave ligjore të KPPRK-së”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Mbrëmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore kishte shpërthyer zjarri. Arsyet nuk dihen. Megjithatë, ajo që dihet është se janë djegur “disa tuba me letra”. Kështu kishte deklaruar komandanti i zjarrfikësve për Nacionalen.

“Informata është marrë në ora 20:44 për zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur disa tuba të letrave në 3 rafte dhe ishte krijuar tym i dendur. Është bërë shuarja e zjarrit dhe është bërë ventilimi i tymit nga ajo hapësirë.” – ka bërë të ditur Malë Gashi.

Lajme të ngjashme