Zhbllokohet rasti: Dardan Krivaqa ishte i vetëdijshëm kur dyshohet se kreu vrasjen e Marigona Osmanit - NACIONALE

Zhbllokohet rasti: Dardan Krivaqa ishte i vetëdijshëm kur dyshohet se kreu vrasjen e Marigona Osmanit

3 vjet më parë

nga Arbër Ramadani

Dardan Krivaqa ishte i vetëdijshëm kur dyshohet se kreu vrasjen mizore të Marigona Osmanit, me të cilën jetonin në të njejtën banesëm në gusht të vitit 2021.

Kështu konstatohet në raportin e ekzaminimit psikiatrik të Institutit të Forenzikës, të cilin e ka siguruar ATV-ja. E të cilën e konfirmoi për Gazetën Nacionale, babai i viktimës, Muhabi Osmani.

Z. Osmani, për Nacionalen tha se familjarët e kanë pritur këtë vendim, e se shpreson që mos të zvaritet tutje procedura, ngase seancat kishin ngecur, pikërisht në pritje të raportit psikiatrik.

“Ne e kemi prit kete rezultat. E kemi ditë se Ai nuk ka qenë i çmendur. Pritet me fillu seancat, sepse u patën blloku veq për këtë letër. Ishalla kryhet sa ma shpejt, sepse është zvarrit tepër shumë. Me 1 qershor na kanë lajmëru që fillojnë tash seancat. Shpresojmë në drejtësi.” – është shprehur shkurtimisht prindi i të ndjerës, Muhabi Osmani.

Ndërsa në raportin e Institutit të Forenzikës thuhet, se Krivaqa kishte aftësi mendore që të kuptoj rëndësinë e veprës.

“Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, aftësia e tij mendore që të kuptojë rëndësinë e veprës, si dhe aftësinë e kontrollit të veprimeve të tij, ka qenë e ruajtur. Kjo është e bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën e ngjarjes para, gjatë dhe pas veprës”, thuhet në raport.

Megjithatë aty theksohen disa probleme në karakterin e Krivaqës.

“Personat e tillë karakterizohen me sfera të shthurura të funksionimit jetësor, me rrahje, kërcënime, gënjeshtra, ikje nga shtëpia, probleme në raportet ndërnjerëzore, me familjen, abuzim me substanca, aktivitete ilegale, të cilat kanë filluar që në fëmijëri. Janë manipulues dhe u pëlqejnë aktivitetet të cilat lehtë sjellin të holla dhe famë. Nuk pendohen për veprimet e tyre dhe çdoherë ua hedhin fajin të tjerëve për veprimet e tyre”, thuhet në raport.

Çka deklaroi para Gjyatës, Dardan Krivaqa?

I akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa nuk ka qenë i sigurt të thotë se ndihet fajtor apo i pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit.

Krivaça është shprehur se nuk e di nëse e ndien veten fajtor apo të pafajshëm.

“Nuk e di nëse ndihem i fajshëm ose i pafajshëm”, ka thënë Krivaqa.

“Ne deklarohemi të pafajshëm”, u shpreh mbrojtësi i Krivaçës.

I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu.

“Ndihem i pafajshëm dhe nuk i pranoj veprat penale që më ngarkohen”, u shpreh Sejdiu.

Të akuzuarit në afat prej 30 ditësh, kanë të drejtë ta kundërshtojnë aktakuzën.

Çka thuhet në aktakuzën e Prokurorisë?

Në gushtin e vitit të kaluar, Kosova u trondit nga vrasja e një vajzë të re nga Ferizaj. Ajo në mënyrë mizore dyshohet u vrit nga tanimë ish-bashkëshorti, Dardan Krivaqa.

Nacionale ka siguruar aktakuzën e plotë të këtij rasti tragjik dhe ju sjellë detaje të rënda se si Dardani dyshohet se e kreu vrasjen e Marigonës.

Në raportin e autopsisë jepen detaje rreth gjendjes shëndetësore në të cilën u gjet tashmë e ndjera Marigona Osmani si dhe lëndimet të cilat i mori ajo nga dhuna sistematike që ish-bashkëshorti ushtroi ndaj saj.

“Nga raporti i autopsisë rrjedhë se e ndjera ka pasur lëndime të freskëta rreth syrit të majtë, të djathtë, përgjatë dorës dhe mjekrës, gjoksit skequtllës, abdomenit, kofshës së majtë dhe të djathtë, krahut të majtë e të djathtë e të majtë, parakrahut të majtë e të djathtë. Ndërsa dëmishje dhe gërvishtje lëkurore ka pasur në faqen e majtë në fytyrë, në anën e majtë dhe të djathtë të qafës. Përgjatë dy faqeve dhe në nofullën e poshtme…. Thyerje të brinjëve, dhe shtyllës kurizore. Ka pasur thyerje të unazës së parë dhe të dytë të qafës në mes tyre dhe këputje parciale të palës së qafës në atë regjion”, thuhet në detajet tronditëse në aktakuzën e siguruar nga Nacionale.

Sipas po të njëjtës, vdekja e Marigonës ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj saj dhe lëndimeve të shumëfishta si pasojë e gjakderdhjes së jashtme dhe të brendshme.

Kamerat që Dardani i kishte vendosur për ta monitoruar Marigonën

Në korridor të banesës së të pandehurit , ka pasur të vendosur një kamerë , e cila regjistron 24 orë . Regjistrimi ka kohën e saktë , kamera kishte pamje nga dera e hyrjes së banesës dhe banjo , e njëjta ka pamje edhe të një pjese të derës së një dhome gjumi , si dhe një dhomë tjetër të cilën e kap vetëm një çosh , kjo e fundit edhe është dhoma ku janë kryer veprat penale.

Në aktakuzë thuhet po ashtu se Policia ka marr DVR , e njëjta është dërguar për ekzaminim , ku janë tërhequr pamjet për periudhën kohore prej shtatëdhjetë e dy orë dhe atë nga data 19.08.2021 ora 00:05 deri më 23.08.2021 ora 00:18 . 2021-0054390 28.06.2022.

“Ne e konsiderojmë videon të besueshme dhe të saktë videoregjistrimet tregojnë se në fillim , konkretisht , më 19.08.2021 , raportet në mes të pandehurit Dardan Krivaqa dhe të ndjerës kanë qenë të mira , këto raporte fillojnë të përkeqësohen kur aty paraqitet i pandehuri Arbër Sejdiu , i cili vije në orën 16:18 , së bashku me Dardanin , ku me vete ka një çantë me rroba , në orën 19:02 , të pandehurit bisedojnë lidhur me kamerat , si dhe shikojnë se cilat pjesë të korridorit i kap kamera ku lëvizin në pjesë të ndryshme për të verifikuar se cilat pjesë të korridorit i kap kamera dhe vërehet se rolin apo fjalën kryesore për këtë e ka Arbër Sejdiu , në bashku me Dardanin”, thuhet në aktakuzë.

Sipas të njëjtës me 21.08.2021 , ora 02:40 , Dardan Krivaqa , pas mesnate deri sa është në banjë me të ndjerën Marigona Osmani , e godet me dorë në fytyrë. Në bazë të pamjeve të marra nga kamerat vërehet se Marigona tashmë e ndjerë nga këto goditje nuk ka kontroll të plotë , i merren mendtë.

“10:02 , i pandehuri e dërgon në banjë të ndjerën Marigona Osmani , del në ora 10:14 , ku vërehet se e njëjta reziston , mirëpo është kapur me duar dhe shtyhet me forcë drejt sallonit , 10:48 , e dërgon me forcë në banjë , ku e ndjera është e zhveshur , ndërsa i pandehuri është veshur ku qëndrojnë deri në orës 11:09 , kur dalin i pandehuri është zhveshur , dhe të ndjerën me dhunë e nxjerr nga banjë dhe e dërgon në dhomën e gjumit , 13:43 , i pandehuri i cili është zhveshur i vendos kamerës një kapelë e cila mbulon pamjen deri në orën 19:57 , kur i pandehur përmes telefonit kontakton një kohë të gjatë , ku pas këtij kontakti po atë ditë fillimisht në orën 22:00 del nga banesa dhe në orën 22:13 , kthehet me të pandehurin Arbër Sejdiu , të cilët me vete kanë gjëra ushqimore”, përshkruhet ngjarja e rëndë në aktakuzë.

Lajme të ngjashme